BallinaVitrina e libritShqipe Bytyqi-Në përvjetorin e ikjes Tande!

Shqipe Bytyqi-Në përvjetorin e ikjes Tande!

Gjergj
Ti ktheve yjet prej qielli
drejt tokes arbnore
na i varëm në qafë
si stoli të huaja
e nuk shikojmë lart
veç n’tokë
para të fortit gjunjézue

At,
kthehu
me shpatë a fjalë
s’ka randësi
veç mos hesht ma
sa nata s’asht ba e përhershme

Kthehu, At
qoftë edhe si mallkim
si furtunë që fshin
ç’ka mbet prej nesh

E po s’mujte me ardhë,
na thirr Ti
edhe prej varrit
na thirr

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT