Gjergj
Ti ktheve yjet prej qielli
drejt tokes arbnore
na i varëm në qafë
si stoli të huaja
e nuk shikojmë lart
veç n’tokë
para të fortit gjunjézue
At,
kthehu
me shpatë a fjalë
s’ka randësi
veç mos hesht ma
sa nata s’asht ba e përhershme
Kthehu, At
qoftë edhe si mallkim
si furtunë që fshin
ç’ka mbet prej nesh
E po s’mujte me ardhë,
na thirr Ti
edhe prej varrit
na thirr
