BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-TRIM, - AI QË FAL NJË GJAK

Asllan Miftari-TRIM, – AI QË FAL NJË GJAK

U dëgjua një krismë, diku gjetkë
U hap lajmi.., – mori hak
Krismë, që nuk i dihet fundi
Një pafund…, që vërshon në gjak !

U dëgjua dhe një krismë tjetër
Tejet më rëndë kjo.., – diku në fshat
Mori dhenë, lajm i zi
Vrau një bukuri – grua.., – mori hak !

As në kanun, nuk shkruhet
Në gra e fëmijë, të merret hak
Lajthitje, krim, mëkat, anadollak
Trim është, – ai që fal një gjak !

Ndaj jeta, ka dhe zënka
Por t’i themi, – jo vetgjyqësimit
Trim, – ai që ulet dhe kërkon falje
Trim, – ai që shtrin dorën e pajtimit !

Jeta është lule e shenjtë
Dhuratë, zbritur nga Lart
Trim, – ai që ka maturi e besë
Trim, – ai që fal një gjak !

Jeta është dhuratë nga Lart
Në mos ligji, – dënon Zoti, historia
Jeta është lule e shenjtë
E mbjell dhe e këput, – vetëm Perendia !
.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT