BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-AFRIM PA MBËRRITJE

Ermira Ifandi-AFRIM PA MBËRRITJE

Një hap larg
është dashuria,
një fjalë larg nga vetja.

Një stacion i ri,
një biletë më shumë,
udhëtim paralel me shpirtin.

Një galaktikë spirale,
e pasigurt, pa e ditur
nëse do të mbërrijmë
në shpirtin e tjetrit.

Një koherencë njohje,
ku reflektohet çdoherë
një version tjetër i vetes.

Në çdo spirale
nuk ka qendër,
ka vetëm afrim drejt njohjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT