Dhemb në shpirt
kur shikon sesi njerëz,
që ti gjer dje i quaje miq,
zhduken…
Kur dëgjon me veshët e tu
mijëra fjalë të thëna
nga njerëz që mendoje
se të donin vërtet…
Nuk ke më besim t’ia hapësh
zemrën dikujt si më parë,
se do ta thyejnë besimin përsëri.
Dhemb sesi njerëzit ikin
kur ti je keq…
Të lënë vetëm
në një kohë kur i dinë hallet
e tua…
Bashkë me lotët e tua,
mendon sesi disa premtime
ishin vetëm fjalë
që u thanë vetëm në çast.
Ah, sa të dhemb zemra
kur mendoje se i kishe “miq”…
Të ngulin thikën pas shpine,
kur disa njerëz largohen
pa arsye.
Marrëdhëniet ftohen,
nuk janë si më parë…
Me të vërtetë dhemb.
Mërzitesh dhe thua me vete:
“Nuk ma ditën vlerën e zemrës
sime…
E kujt i bëra keq në këtë
botë të ndyrë?”
