Më pagëzuan me emrin Saranda,
por harruan të luten për mua…
që jeta të mos më përplaste
si valët përplasen me shkëmbin.
Harruan se deti,
sado i bukur të duket,
fsheh stuhi që të copëtojnë shpirtin.
E unë u rrita mes dallgëve,
duke buzëqeshur me plagë
që askush nuk i pa.
Jeta më goditi fort,
por si shkëmbi përballë detit,
nuk u shemba.
Sepse disa njerëz
nuk lindin për qetësi…
lindin për të mbijetuar stuhitë.
