BallinaSportTrossardi e bën heroin, Arsenali i afrohet edhe më shumë titullit

Trossardi e bën heroin, Arsenali i afrohet edhe më shumë titullit

Arsenali rivendosi epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës me një fitore dramatike dhe të vështirë 1-0 ndaj West Ham Unitedit, të cilët u afruan edhe më shumë me zonën e rënies nga kategoria pasi u bënë skuadra e parë që humbet gjashtë derbi shtëpiakë në Premierligë brenda të njëjtit sezon.

Skuadra e Nuno Espírito Santos mund të kishte pasur frikë përpara përballjes me një Arsenalin që duket gjithnjë e më i vendosur në garën për titullin e parë pas 22 vitesh.

“Topçinjtë” ishin shumë afër golit që në minutat e para, kur Mads Hermansen ndali goditjen me kokë të Leandro Trossardit, ndërsa tentativa e dytë e belgut u përplas në shtyllë.

Konstantinos Mavropanos më pas bllokoi një goditje me kokë të Riccardo Calafiorit pas një goditjeje dënimi nga Declan Rice, me mbrojtjen e West Hamit nën presion të vazhdueshëm.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planit për skuadrën e Mikel Artetës, pasi Ben White u detyrua të largohej i dëmtuar dhe u zëvendësua nga Martín Zubimendi pas një përplasjeje me Crysencio Summervillen.

Me Ricen të zhvendosur përkohësisht në krahun e djathtë të mbrojtjes, West Hami krijoi disa rrezikshmëri, por David Raya bëri një pritje të mirë ndaj goditjes së Taty Castellanos.

Arteta bëri ndryshime taktike në pjesën e dytë, duke futur Cristhian Mosquera dhe duke kthyer Ricen në mesfushë, por West Hami filloi më mirë pjesën e dytë.

Një rast i artë iu mohua Mateus Fernandes nga një pritje vendimtare e Raya, duke mbajtur gjallë shpresat e Arsenalit.

Në fund, ishte Trossardi ai që vendosi ndeshjen, duke shënuar golin e tij të parë të vitit pas një devijimi nga afërsia, pas asistit të Martin Ødegaard, duke mbajtur gjallë ëndrrën e titullit për Arsenalin dhe duke e afruar më shumë West Hamin drejt rënies nga kategoria.

Belgu shënoi golin në minutën e 83-të.

Drama nuk mungoi deri në fund, pasi Callum Wilsoni shënoi në minutat e fundit, por goli u anulua për shkak të një faulli ndaj Rayas, dhe Arsenal arriti të ruajë fitoren.

West Hami mbetet një pikë pas Tottenham Hotspurit, por ka luajtur një ndeshje më shumë se rivalët e mbijetesës.

Ndërkohë, kjo fitore e Arsenalit përmbyll një javë të shkëlqyer për skuadrën e Artetës, që vazhdon të ëndërrojë për një dopietë historike në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve.

Arsenali pas kësaj fitoreje ka 79 pikë, derisa City ka 74 sosh. Ndërkohë, West Hami i 36 pikë, kundrejt 37 pikëve të Tottenhamit.

Xhiron e ardhshme, Arsenali e pret Burnleyn, derisa West Hami do të ketë punë me Newcastlen në udhëtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT