Flora Gashi është një këngëtare e mrekullueshme me një zë brilant dhe një energji të pandalshme në skenën muzikore shqiptare.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e suksesshme,duke punuar vazhdimisht në projekte të reja muzikore dhe duke sjellë këngë që pëlqehen nga publiku.

Së fundmi, Flora ka realizuar disa këngë dhe klipe të suksesshme.Ndër to veçohet kënga “Hajde Zemër në Bjeshkë me mua”,në bashkpunim me Taulant Bajraliun,më pas kënga “Bija e ka vendin e vet”,në bashkpunim me Shalianin,si dhe projekti më i ri “Nuk je si dikur”.
Kjo këngë,edhe pse e publikuar së fundmi,ka marrë shumë pëlqime dhe klikime nga publiku.

Përveç këngëve dhe klipeve që realizon ndër vite me artistë të ndryshëm,duhet theksuar se Flora është shumë e angazhuar edhe në mbrëmje muzikore,dasma dhe ahengje të ndryshme kudo ku ka shqiptarë Ajo cilësohet si një ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara të estradës shqiptare.

Nuk është rastësi që Flora gëzon këtë sukses të madh.Populli thotë “Kur i’a bën hyzmetin mirë punës,suksesi nuk mungon”.
Një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e saj ka edhe përkrahja e madhe nga bashkëshorti i saj,Shabani,i cili është njëkohësisht krahu i djathë i saj në menaxhimin e mbrëmjeve dhe organizimeve të ndryshme muzikore.
