Do stinë më përfytyrohen si ngacmim
Do të tjera, që lazdroheshim bashkë, dikur
M’i paska vjedhur kujtesa
Por, në gjyq të kohës, s’mund t’i vë
Me një stinë që e barti si valixhe
Herë ma bë me sy
Herë n’dhomë të shpirtit i hy
As unë, as ajo
Borxh s’i mbetemi askujt
Por ngjyrat i ndërron si vetë do…
Lumi ndjek rrugën e vet
Mjegulla mjegullon malet
Gjelbërimi kërkon të mbetet gjelbërim
Por piktura e ngjyrave ka një çmim…
