O kohëra që thinjeni në fytyrën e së vërtetës,
E zbukuroni mashtrimin me kurora triumfi,
Ku fjala shitet lirë në tregun e britmës,
Dhe ndërgjegjja fle nën jastëkun e lavdisë së rreme,
O zakone që harroni duart e pastra,
Njeriun e matni me hijen e pasurisë,
Ku zemra bëhet gur para dhimbjes së madhe,
Dhe fjala nuk është gurrë urtare,
Ciceroni ende endet nëpër shekuj,
E ngrihet mbi pergamenat e vjetra,
Me britmën e tij që s’plaket kurrë:
“O tempora, o mores!”
Në gjirizin e guakëve ku zëri bëhet shpurë,
O kohë që rrjedh si Tiberi në muzg,
E mbi ujëra bart lavdinë dhe fundin,
E nën qiellin e përgjakur të historisë,
Kërkon atë që Roma e quante “Virtus”…
