BallinaVitrina e libritMeri Bo-Aromat e zgjimit

Meri Bo-Aromat e zgjimit

Nëpër net,
dëgjoj rënkimet e tokës,
zërat e farërave që çajnë dheun e ngrirë.

Shpalosja e rrënjëve dhe kërcitja e degëve
janë të njëjta.
Mbi to,
qielli i madh vizaton madhështinë
dhe pikturat e reve.

Tavani im, mban skena të pikturuara
nga ëndrrat e mia të papranuara,
nga dëshira pa inventar dhe pasione ajri.

Nëpër malet e larta, lisat, të butë e të egër, përleshen me erërat.

Prek errësirën rreth meje dhe ndiej praninë tënde si një batanije të ngrohtë mbi trupin tim.

Zgjimi nga letargjia
i tremb merimangat e dimrit,
duke ndezur aromat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT