BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KUJDES NGA GJARPRI

Murtez Asllani-KUJDES NGA GJARPRI

Po e zure gjarprin
shtypja kokën,
se ai helmon njerëz
kafshon,
është i pashpirtë
më gjatë nuk mendon.

Gjarpri mbetet gjarpër
bëj sa të duash mirë,
ai prapë të kafshon
dhe nuk ka mëshirë.

Kujdes nga gjarpri
në shtëpi e rrugë,
ai të helmon,
më shumë nuk mendon,
thonë lëshoja rrugën
se nuk të kafshon,
ec e besoj atij
që nuk të helmon.

I madh apo i vogël
helmin e ka lakmi
edhe njerëzit e mirë,
po edhe të tjerët
tinëz i kafshon,
helmin ua lëshon.

Shumë njerëz gjarprin
e kanë shpëtuar,
por më në fund
ai i ka kafshuar.

Disa njerëz
keq e kanë pësuar
në spital çdoherë
kanë përfunduar
dhe me vdekjen
janë përballuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT