Po e zure gjarprin
shtypja kokën,
se ai helmon njerëz
kafshon,
është i pashpirtë
më gjatë nuk mendon.
Gjarpri mbetet gjarpër
bëj sa të duash mirë,
ai prapë të kafshon
dhe nuk ka mëshirë.
Kujdes nga gjarpri
në shtëpi e rrugë,
ai të helmon,
më shumë nuk mendon,
thonë lëshoja rrugën
se nuk të kafshon,
ec e besoj atij
që nuk të helmon.
I madh apo i vogël
helmin e ka lakmi
edhe njerëzit e mirë,
po edhe të tjerët
tinëz i kafshon,
helmin ua lëshon.
Shumë njerëz gjarprin
e kanë shpëtuar,
por më në fund
ai i ka kafshuar.
Disa njerëz
keq e kanë pësuar
në spital çdoherë
kanë përfunduar
dhe me vdekjen
janë përballuar.
