BallinaSport“Tërmet” te Milani, largohen Allegri, Furlani, Tare dhe Moncada

“Tërmet” te Milani, largohen Allegri, Furlani, Tare dhe Moncada

Një lajm i bujshëm ka tronditur ambientin e AC Milan, pasi është njoftuar largimi i katër figurave kryesore të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për trajnerin Massimiliano Allegri, administratorin Giorgio Furlani, drejtorin sportiv Igli Tare dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Në deklaratën që po qarkullon në gjitha mediat italiane thuhet: “Me efekt të menjëhershëm, përfundon udhëtimi në AC Milan i Administratorit të Deleguar Giorgio Furlani, Drejtorit Sportiv Igli Tare, Kryetrajnerit Massimiliano Allegri dhe Drejtorit Teknik Geoffrey Moncada. Falënderojmë secilin prej tyre për punën e bërë dhe përkushtimin e treguar gjatë qëndrimit në klub.”

Ditëve të ardhshme priten risi të reja, duke nis me emrin e trajnerit dhe stafit në klub./Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT