BallinaSportFantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Sezoni 2025/26 në La Liga ka përfunduar këtë të diel.

Sezon ky i cili padyshim ishte një nga ato më interesantet, e cila përfundoi me Barcelonën që mbrojti titullin për të dytin vit radhazi.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, La Liga bëri të ditur 5 lojtarët që janë nominuar për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Dhe padyshim që nuk mungoi emri i yllit tonë, Vedat Muriqi i cili është në listë krah emrave si Lamine Yamal, Pablo Fornals, Nicolas Pepe dhe Kylian Mbappe.

Muriqi, pati sezonin e tij më të mirë në La Liga ku shënoi 23 gola, por që nuk arriti të shpëtonte Mallorcën e tij pasi që ranë në ligë të dytë./IndeksOnline/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT