Kur i thashë,
se nesër herët do të nisem për te vllau,
u nis gjumi para meje
e me sy çelë më shkoi kjo natë.
Vlla më prit se jam udhës duke ardhë.
Një cigare do ta ndezim
si në fmini me gjethe të thata
e do ti kallim tana hallet
Tana hallet do ti kallim
e në at flakë të keqen ne ta djegim
dhe më pas
çiftelisë t’ia ngrehim telat krejt si baba
e si në fmini ti këndojmë jetës të dy bashkë
pa u ndalë.
