BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-BUZË DETIT

Hatip Hulaj-BUZË DETIT

Eci buzë detit,
kaltërsinë e tij kundroj,
valët më prekin këmbët
sikur më ledhatojnë.

Disa vijnë te këmbët,
marrin rërën nën to,
ikin në thellësi,
në brendi shkojnë.

Me melodinë e tyre
mua më hipnotizojnë,
disa më marrin kujtimet,
disa m’i dërgojnë.

Edhe pse m’i vjedhin,
nuk mund t’i deshifrojnë,
vetëm më lehtësojnë barrën
dhe më qetësojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT