Eci buzë detit,
kaltërsinë e tij kundroj,
valët më prekin këmbët
sikur më ledhatojnë.
Disa vijnë te këmbët,
marrin rërën nën to,
ikin në thellësi,
në brendi shkojnë.
Me melodinë e tyre
mua më hipnotizojnë,
disa më marrin kujtimet,
disa m’i dërgojnë.
Edhe pse m’i vjedhin,
nuk mund t’i deshifrojnë,
vetëm më lehtësojnë barrën
dhe më qetësojnë.
