Netëve vetanake, përkund djepit t’hanës
dnesat e mallit
Gjumi kurrë s’mbyll sy, pa t’mshel aty
Zvarritem vrajash t’drites
N’gjurm yjesh fërkemat tue ndjekë
Zvoglohem si petale vyshkun
Gishtat tkurr n’cdo nyje
Oh, ku je, due me t’prek ,me t’prek
N’bes t’ksaj dashnie kacavjerrun
mos me vdek
Ndjej duhamen tande,buzëve t’etuna
frymëjete
Puthje t’tremuna rrmisht
Ç’botë zollumqare kenka kjo
Ç”njerëz pa ndjenja, gjakprisht
Budallepsun gënjejnë vedin
E hyjnishmja ndjenjë , s’lidh
kunorë
As njasaj unazes n’gisht
E ores së shtrenjt n’dorë
Zemrat e dashurueme,
celebrohen ndryshe
n’rrahje t’tyne n’krahnorë
N’shikime t’perflakta syshë!
