Të jetoja pak në shpirtin tënd,
larg nga shikimet e çuditshme.
Të mësosh,që një buzëqeshje
mund të lulëzojë.
Që bota mbushet me ngjyra.
Në pëllëmbën e dorës tënde
të jetoja për pak.
Të mësosh,mirësinë e zemrës.
Nga një ledhatim,ngrohtësinë.
Me një përqafim,të bëhesh strehim
Do të jetoja,akoma dhe në sytë e tu,imash i dritës dhe dashurisë.
Të shikojmë bukuritë e jetës.
Natyrën,detin,dhe nëse një yll bie
të shprehim një dëshirë.
E di,nuk të mungoj,jeton në shpirtin tim,shumë kohë.
Të adhuroj,dhe dua të shijosh
lumturinë dhe pa mua
në tëndin rrugëtim.
E di gjithashtu,që në zemrën tënde
nuk kam vënd, dikush tjetër
banon aty.
Por do të mbetem brënda teje
përgjithmonë.
DËSHIRË!!
