Ikin ditët pa e kuptuar,
Dhe ne nuk e kuptojmë.
Çdo ditë që kalon,
Një ditë nga jeta
Po na shkurtohet…
Njerëz, do të më kujtoni.
Falni dashuri,
Dhe njerëzit e zemrës i doni.
Mos lëndoni,
Por vetëm dashuroni.
Ikin ditët,
Ikin dhe më nuk kthehen.
Do të ikim edhe ne nga kjo jetë,
Dhe një ditë
Veç kujtim do të mbetemi.
