BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Dua një ditë…!

Cerazela Kondi-Dua një ditë…!

Dua një ditë,të ulem në një stol
përballë detit,dhe pranë
një i panjohur.
Të mos dijë asgjë për mua.
Asgjë të mos kërkojë.

Ti flas për gjithçka mbaj thellë
për shumë kohë.
Dhe ti them,nuk guxova kurrë.
Për çdo gjë që më lëndoi,më gjunjëzoi.

Për netët që kalova,pa gjumë,
për sytë që lotonin.
Ti flas pa frikë,pa turp.
Dhe nëse më gjykon
të mos më interesojë.

Ti lë fjalët të dalin,ashtu si të vijnë.
Si dallgët që përplasen tek bregu.
Dhe kur të mbaroj
të mbetet vetëm deti.

Të dëgjojë,fjalët e mija të fundit.
Ndoshta atëherë,do të çohem
më e lehtë.
Jo se gjeta zgjidhje,por sepse
më në fund, fola pa ndrojtje!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT