BallinaVitrina e libritLida Bashllari-TI MË DO

Lida Bashllari-TI MË DO

Ti më do pa kushte xhan.
Pa fjalë dhe me vepra.
Por harron të dy na ndajnë,
Vitet dhe ca ndjenja.

Që për hir të mirësisë
Ndjej e kam për ty.
S’mund ta mohoj të vërtetën,
Ka veshë, por dhe sy.

Mosha për ty s’është problem,
Se sheh si pengesë.
Dhe pse unë gjithmonë ta them,
Mos i jep vetes shpresë.

S’mund të mbaj peng dashurie,
Dikë që më do.
Dhe për hir të numrash, vitesh,
Të them shpesh herë jo.

Se çdo gjë ecën me moshë,
Dashuria tretet.
Normal do kërkosh një tjetër,
Se veç ëndrra mbetet.

Gjërat s’janë si në fillim,
E di, por s’e pranon.
Ndaj më mirë thyeje sot zemrën,
Se nesër do të jetë vonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT