Ndjesë i kërkoj plagës që sot e ngacmova,
jo për dhimbjen se tashmë u mësova,
as për lotët që rrodhën vetë dhe pse s’doja….
Por sepse dhimbja zgjoji një mall të vjetër,
që unë mendoja se tashmë ish tretur.
Tani dhimbja dhe malli u bënë tok,
më kot po përpiqem se s’po i ndaj dot.
Kështu janë plagët, me heshtjen bëjnë pakt.
Mjafton një kujtim i vogël , ti rikthejë prapë….
