BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DITA

Murtez Asllani-DITA

E bukur, e bardhë
vjen në mëngjes,
herë me lule
e herë me vesë.
Herë vjen me shi
e mjegull shumë
dhe në mesditë
lahemi në lumë.
Dielli i qeshur
fushën zbukuron,
secilës fytyrë
pamjen ia shton.
Lulet kur çelin
kanë shumë bukuri,
japin aromën
japin kënaqësinë.
Njerëzit shkojnë në punë
fare pa përtesë,
secili do t’punojë
të sigurojë jetesë.
Dita rrjedh ngadalë
kur çdo gjë gëzohet,
njerëzit nën hije
n’mesditë freskohen.
Kjo ditë fatlume
më e mira ditë,
sa fëmijë në botë
lindin këtë ditë.
Shfrytëzoni ditët
shfrytëzoni mirë,
sa s’është bërë vonë
plotësoni çdo dëshirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT