BallinaVitrina e libritEsmeralda Bregaj-Ku do vish, moj dritë e hënës

Esmeralda Bregaj-Ku do vish, moj dritë e hënës

Ku do vish moj dritë e hënës, të më thuash dy fjalë
A po i numëron gërmat që u shkrinë në mall
I qëndisa gjithë ëndrrat me fije të bardhë
Paskam qenë kaq e verbër, të besoja si e marrë.

Kur do vish moj dritë e hënës
Ta lë zemrën hapur
Zbrit shkallët dy e tre me lëshurat përzgjatur
Në mes yjeve, këmbë zbathur.

Më prek pak plagët
Aty do shërohem
Si vera e plakur,
Që shëron dhe plakun.

Erdhe moj dritë e hënës
Sa shumë të kam pritur
Dashuri që s’vdes
Qënkam e uritur.

Ik tani për kokën tënde
Më more të shkretën mendje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT