BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-MË PRISHE ËNDËRRËN TIME

Nijazi Kastrati-MË PRISHE ËNDËRRËN TIME

Si sot më kujtohet
Ajo verë me shumë vapë
Kur erdhe lehtas si flurur
Në derë më trokite atë natë

Hyre si një rreze dielli
Errësirën gjithkah ndriçove
Me hapa të lehtë e pa zhurmë
Pranë shtratit tim u ofrove

Atëherë ngrita dorën
Ballin tënd për të prekë
Sa shpejt ike, fluturove
E ëndërra ime u tret

Pas ëndërrës gjumi s’më zuri fare
Dritaren e dhomës e hapa
Mos po të shoh duke fluturuar
Mirëpo errësirën çdokund e kishte shtrirë nata

Ashtu në dritare
Isha tretur n’mendime
Vallë, përse më erdhe në atë mesnatë
Dhe më prishe ëndërrën time?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT