BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TRËNDAFILAT E MĒNGJESIT

Valbona Kolaveri-TRËNDAFILAT E MĒNGJESIT

Trēndafilat e mëngjesit,
Të heshtur,
Të mbyllur si dy zemra
Që si ka hapur askush pa asnjë vrull të egër ,
Që kanë mbajtur shumë, e skanë folur aspak,
Po presin të hapin fletë në zgjim të zogjve sqimëtarë

Të cilët ,me silueta të vogla janë kapur në mes të fluturimit,
Ku në një shteg të hapur ju hapet një udhë
Pa degezime që ti hutojnë,
Dhe t’jua prishin ngjyrën

Sërish ju del një dritare e bardhë plot dritë
Ku fjalët skanë vend,
Se përtëritjet nuk duan zhurmë çakenjsh
E hije që të nëpērkëmbin

Tashmë dashuritë aty s’janë prapa por përpara tyre
Ku nuk e shikojnë larg atë që e presin afër,
Ku pemët kanë rrënjë
Dhe dyshimet janë zhdukur

E foletë janë tempuj,
Dhe degët tashmë janë plot me frute pasioni,
Që nuk të shtrëngojnë athëtirë mes nofullash
Dhe një derë nga e ardhmja ju hapet sa një gisht
Dhe pret të hapet plot shpresë
Për të hyrë si perandorë të një kopshti plot drië

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT