Në vijat e pentagramit
hedh notat e kengëve të detit.
Dikur i këndoja së bashku me ty
Vizatoj me shkumë dallgësh,
profile pulëbardhash dhe lamtumirat e tyre
i marr pas në çdo udhëtim.
Nga gjithë këngët e detit,
mbaj mend vetëm nje këngë,
atë që udhëtoi së bashku me mua
në vendet me keshtjella
dhe plazhe të nxehtë vere,
në ishujt e fshehtë me batica të forta.
Ajo, gjithmonë me rikujton përrallat
e dikurshme
që na i tregonin mbrëmjet
kur përqafohesha me ty,
përralla me rrugë dhe ikjet pakthim.
Pranë lumturive të vjetra dhe deteve veriore
ti hypën sërish mbi barkën e nostalgjive të mia
dhe mbjell para meje,
Tre notat e zemrës
