BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Me t’lon n’lloq…

Marigona Kelmendi-Me t’lon n’lloq…

Sa e sa herë e kam ndi këtë shprehje: “Secili prej jush…”

Zor a? Jo bash lehtë… Koxha rand me met si hut, tu kqyrë sa poshtë bjen njerëzimi.

Na ndodh koxha shpesh me e pa që njerëzimit i kanë hupë koxha vlerat… e ti veç kqyr seri, deri kur ju shkon kungulli mbi ujë.

Sa shpesh nuk arrijmë as deri te kontratat e rregullta n’Kosovë…

Hala e kom para ftyre njonin, kur me nerva m’pat thanë:

“Me këto men, kurrë kontratë s’ki me mrri…”

E kish pasë të drejtë…

M’duhet me i ndrru met. Me i gjet do hua n’internet… n’parukeri… nashta edhe naj Botox bon punë. Besa, me çelë edhe naj Snapchat a naj TikTok, nashta dhezi…

Po, po… me dalë njeri prej vetes. Me u bo mumie. Mos me guxu me çelë gojën që je njeri…

Evvv… ç’m’u kujtua Hitleri…

Krejt spiunat i kam pagu… shqiptarët kanë ardhë gratis.

Tash, kur t’ia nisin patriotat me folë secili sa e don Kosovën deri te dera e shpisë vet… kaq ka zemër me dashtë atdheun, vatanin, vendin e çka po di unë…

Nejseeee…

Ky patriotizëm ish dashtë me konë n’gjak, n’ndërgjegje, në trurin egocentrik që dita-ditës nuk sheh ma larg se hunda…

Sa mirë që i kam këto shkronja shqipe me shkru prej zemrës…

Se zemra o krejt gjak…

E gjaku kurrë, kurrë nuk bëhet ujë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT