Herë herë,më ngecin mendimet.
Më ngecin dhe fjalët,e dot si shpreh
Mbi xhamin e veshur,më ngulen shikimet
Dhe ti nga jashtë, qesh kur më sheh.
Rreth e qark,më sheh dhe bota jashtë,
E kushedi,se çfarë mendimi kanë?!
Asgjë nga kohë e re,asgjë nga kohë e lashtë,
Një barrë me halle,si herët më ranë.
Herë herë,më braktis dhe vullneti.
Dhe ditën,me ëndrra e shpresë e nis.
Mendja ju thotë,”të zezën çe gjeti”
Dhe unë mbi xham,shikimet i gris.
