BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Në frekuencën e heshtjes

Armenida Qyqja-Në frekuencën e heshtjes

I heshta të gjithë zërat, “zhurmën e bardhë”,
Që të dëgjoj më mirë ty dhe veten,
Në një frekuencë valësh
Që symbyllurazi e gjen zemra, ngahera.
..
Vu… vuu… bota që frikë ka nga mendimet e veta
Me mijëra sinjale derdh mbi ne,
Nga një cep i botës në tjetrin
Të mbjellë pasiguri, dyshime, tundime…
Por ne s’jemi fillestarë e as udhëtarë të panxënë mend!

I ke heshtur dhe ti të tëra atje në Lindje,
Dorën mbi kraharor ke vënë,
Në të majtë, aty ku vija kokën…
Rrahja e zemrës tënde qetëson
Atlantikun dhe një kontinent të tërë,
Gjer në Paqësor, paqe…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT