Dashurova në varg poeten
Falë Zoti, bukuri si zanë
Syshqiponjë e sypatrembur
Vizionare, si qielli i paanë.
Dashurova në varg poeten
Tek i lexoja shpirtin e dlirë
Se poetet janë fisnike e shpirt’mira
Me aromë vargu, si lulet në natyrë.
Dashurova në varg poeten
Se botën e shihte, me tjetër sy
Tek i lexoja ujvarën shpirtërore
Botën e mbushte në dashuri.
Dashurova në varg poeten
Ç’ndjeva gëzim, në shpirtin tim
Tek i lexoja atdhedashurinë e saj
Sa bukur i këndonte vendit tim.
Dashurova në varg poeten
Se kish zemër, si të nënës
I ndrit’te shpirti, por dhe pena
Siç ndriçon n’errësirë, dritë e hënës.
Dashurova në varg poeten
Sa u lumturova, në shpirtin tim
Tek i lexoja sytë dhe shikimin
Botën e shihte, në tjetër këndvështrim.
Dashurova në varg poeten
Ndjeva dashurinë e saj nga larg
Falte dashuri si zemra e nënës
Dashuri që, kalon përtej prag.
Dashurova sinqerisht në varg poeten
Tek i lexoja shpirtin dhe sytë
Se poetet janë fisnike e shpirt’dlira
Si hënëverdhë, që të mbush në dritë.
Ndaj, mos më paragjykoni !
Që poeten e dashurova në varg
Se poetet janë dinjitoze e shpirt’dlira
Vargu i tyre, shëron të thellat plagë !
As, mos më thoni !
Që poetes i dashurova, shpirtin plot dritë
Se poetet janë të fis’shme e paqësore
Zemra i ndjen, – si motër të dytë !
