BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Dritë nëpër fjalë

Manushaqe Hoxha Laçi-Dritë nëpër fjalë

Lexo, nxënës, se fjala të rrit
Të nxit të mendosh, të shohësh më qartë
Se mendja pa libra është tokë pa dritë
Është udhë pa shenjë, është zemër e thatë

Një libër i mirë s’të kërkon asgjë
Veç të shijosh brenda shpirtit leximin
Ai flet në faqe me të pashtershmin zë
Të mëson të kuptosh, të fal mirëkuptimin

Lexo, se çdo faqe është dritare në botë
Ku shpirti merr krahë, ku zemra mëson
Ku fjalët s’janë tinguj, por udhë e plotë
Janë urë që të çojnë atje ku s’jeton

Në sytë që lexojnë ka dritë që ndriçon
Ka pyetje që lindin dhe përgjigje që rriten
Ka shpirt që formohet, ka mendje që guxon
Ka ëndrra që lindin e kurrë s’braktisen

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT