BallinaVitrina e libritLida Bashllari-SIÇ BIEN GJETHET NË SHTATOR

Lida Bashllari-SIÇ BIEN GJETHET NË SHTATOR

Siç bien gjethet në shtator,
Ashtu lëkundet zemra ime.
Një dashuri s’mbahet me zor,
Me gënjeshtra dhe premtime.

Që tashmë janë bërë rutinë,
Prej shumë kohësh, disa vitesh.
Tek besoja për ndryshim,
Po ti o shpirt nuk di të rritesh.

As të më kuptosh nuk di,
Për të dashur, kot shpresoj.
Se në gjithë k’të histori,
Jam e vetmja e pagojë.

Fjalët m’i ke kyçur brenda,
Eh jam lodhur, më s’ja vlen.
Përsërit si papagall,
Po gjithnjë, njëjti refren.

A nuk po e ndjen dhe ti?
Ftohtësinë e shpirtit vallë.
Ajsberg në largësi,
Sa herë më shfaqesh përballë.

Ndaj më mirë të më rrish larg,
Po aq larg të shkoj dhe unë.
Në një shpirt, ku ndjenja “vdes”
S’ke çfarë të kërkosh më shumë.

Se harresa flet e ndrojtur,
E vendosur në dyshime.
Siç bien gjethet në shtator,
Ashtu lëkundet zemra ime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT