Unë jam një njeri
që kam vuajtur shumë.
Jeta më goditi pas shpine,
në mënyrën më barbare,
siç mundej.
Dhimbjen e kam ndier
gjer në palcë,
herë e ngopur, herë pa ngrënë,
për të rritur fëmijët,
të mbetur me një krah.
Syrin s’e ngopa me gjumë,
punoja me shpirt ndër dhëmbë,
vetëm që të rrisja djemtë
dhe të mos t’i gjunjëzohesha
askujt…
Bija dhe ngrihesha,
haja lotët, i gëlltisja në bark,
kafshoja buzën që më kullonte
gjak nga hallet dhe vuajtjet
pa fund.
T’ia tregoj edhe varrit
kur ta mbështes kokën rëndë,
por veten kurrë s’e ula.
Jam ndeshur me shumë njerëz
që nuk më deshën,
disa bënin sikur më donin,
ndërsa të tjerë
kërkonin rënien time.
I njoha se kush ishin,
sepse hëngra bukë me ta…
I vëzhgoja në heshtje,
deri aty ku do të arrinin,
por intuita ime
kurrë nuk gaboi.
Gjersa një ditë më goditën
aty ku ata e kishin në dorë
të më lëndonin.
Por unë qëndrova e fortë.
Të vetmen gjë që bëra
ishte të distancohesha
dhe përsëri buzën kafshova.
Ngrita sytë nga qielli dhe thashë:
O Zot, vetëm Ti e di
çfarë ndodh mbi këtë tokë.
Ta kam lënë Ty në dorë.
Vazhdova në vetminë time,
aty ku kam qenë gjithmonë.
Por një gjë ta dinë:
mos menduan se ma hodhën…
Unë jam krenare
për këtë që jam,
për edukatën që prindërit
më dhanë.
Unë jam Mimoza
dhe e tillë
do të mbetem gjithmonë.
Me problemet e mia shëndetësore,
që mundohem t’i përballoj,
me sëmundjen e shekullit
që më ndjek në çdo hap,
përsëri do t’ia dal.
Ashtu siç ia kam dalë
gjithmonë!
