“Unë, biri yt, Kosovë”,
Bukur të këndoi Podrimja,
Ai i njihte mirë plagët tua,
Njihte edhe dhimbjen ma të imët.
Po vallë, a u shëruan plagët?
A u shëruan ato që rridhnin gjak e lot?
Sa mbyllet njana, hapet tjetra,
E plagët tua s’shërohen dot.
Janë plagë të thella të atdheut,
Të ndarë me dhunë e padrejtësi,
Si mund të shërohet zemra,
Kur i është ndarë shpirti në dysh?
Në çdo gur të tokës sate
Ka mbetur një pikë gjaku,
Në çdo prag, në çdo kullë,
Jehon kujtimi i një oxhaku.
E ti, Kosovë, prapë qëndrove,
Mes stuhive nuk u përkule,
Me plagë në trup e dritë në shpirt,
Për lirinë kurrë s’u dorëzove.
Por plagët ende flasin,
Në heshtjen e çdo nëne,
Në sytë e fëmijëve që kërkojnë
Gjurmët e të dashurve ndër mote.
Prandaj, Kosovë e plagosur,
Mos e harro historinë tënde,
Se vetëm ai që mban kujtesën
Mund ta ndërtojë të ardhmen.
E nëse një ditë shërohen plagët,
Le të shërohen me dashuri,
Që zemra jote, atdhe i shtrenjtë,
Të rrahë e bashkuar në përjetësi.
