BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Zëri i heshtjes

Silvana Cekici Rodi-Zëri i heshtjes

Heshtja është diagnozë që s’gjen shërim,
Mes kujtimesh bëhet zë, bëhet simfoni.
Dhimbjen s’e shuan krejt asnjë ditë,
Ortekun e dhimbjes e bën varg në poezi

Shpirti frymon si druri në dimrin e ngricuar
mes plagëve gjen busull, kërkon dritë.
Nga hiri ngrihet përsëri i fortë, I rinuar
Duke përqafuar më fort jetën me dashuri.

Se edhe kur loti në qepalla flet pa fjalë,
zemra gjen forcë të rrahë përsëri.
E heshtja, që dikur dukej fund i gjatë,
kthehet në fillimin e një agimi të ri.

Vetëm unë e di kodin e saktë në heshtje
Di të ndërtoj dialogun me njerëz, mikrofonë
Atje shoh piramidën e borën në tretje.
Atje sokëllimat e botës brenda

Mos ma vidhni heshtjen time, o ziliqarë!
As mos u bëni profesorë me këshilla
Atje kam një copëz jete që e prek ngadalë
Është ëndrra, dhimbja dhe ardhmëria. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT