BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-GJAK ME AROMË LIRIE

Nijazi Kastrati-GJAK ME AROMË LIRIE

Penën me gjak e bëra
Me shkronja të mëdha shkrova emrin LIRI
Nga që shekujt kishin rrokullisur çdo mot mbi ne
Gurë e stuhi

Stuhi që na përvëluan
Na dogjën e na shkrumbuan
Duke na përplasur në shkëmb e gurë
E ne qëndruam heroikisht
Në këtë kullë

Në këtë kullë që nuk lejuam të shembet kurrë
Mbi pullaz gjithnjë ngritur e krenar rri një flamur
Me shkabën në mes simbol i atdheut
Që trashëguam brez pas brezi nga koha e Skenderbeut

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT