Vjeshta e artë
tash ka mbërri,
mollë e dardhë
në çdo shtëpi.
Moti ka ndryshuar
qielli plot re,
bujqit në ara
punojnë me hare.
Zogjtë shtegtarë
kanë shtegtuar,
në vende të nxehta
ata kanë shkuar.
Gjethet e drunjve
se ç’po fluturojnë
të gjitha rrugët
ato i vërshojnë.
Shirat e vjeshtës
tokën e freskojnë,
njerëzit më lirshëm
kudo frymojnë.
