Lindi kënga,
bashkë me të dhe ninulla,
në djep shqiponjat morën krahë,
me ëndrra lirie
jeta rriti shtatin.
Në gurë kështjellash
i murosën legjendat,
por shpresën s’e murosën dot.
Ajo jeton përtej shekujve.
Një ditë…
Kur qiellit t’i çelen plagët,
kur toka të zgjohet nga heshtja,
kur e shkuara të marrë frymë lirisht…
Në agun e purpurt,
pas netësh të gjata pritjeje,
kështjellat me njerëz të lirë
do të ngrihen sërish
