Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq në New York, ku u shfaq me një fustan unik gri nga shtëpia e modës Ashi Studio.
Fustani i punuar posaçërisht për të përmbante korse skulpturore, dantellë dhe detaje prej kamoshi që zbrisnin përgjatë gjithë siluetës.
Sipas Ashi Studio, realizimi i kësaj veshjeje kërkoi më shumë se 500 orë punë artizanale.
Kardashian e kompletoi dukjen me flokë të kapura bisht, vathë diamanti dhe grim të theksuar në sy.
Ajo pozoi në tapetin e kuq edhe me koleget e saj Sarah Paulson, Glenn Close, Niecy Nash-Betts dhe Naomi Watts.
Në serialin juridik të Ryan Murphy, “All’s Fair”, Kim Kardashian luan rolin e avokates së divorceve, Allura Grant.
