BallinaVitrina e libritBlertë Tmava Veselaj-Rrugët me lule

Blertë Tmava Veselaj-Rrugët me lule

Rrugët të mbushura lule,
Këpucë të braktisura në baltë,
Buzët e kuqe i lau shiu,
Nën shpatullën e fortë nuk dëgjohet zë.

Këpucët e kuqe mbeten bosh,
Buzët dheu i nxiu,
Kënga mbeti në harkë,
Pa melodi dimrat ngrinë.

Ngrinë dhe zemrat nga një frikë,
Një gjumë që më nuk mund të bëhej,
Shpatull e fortë, nuk dëgjohet zë,
Edhe kur në qiell britma dëgjohet.

Dhe këpucët mbesin aty,
Buzët e qeshura nën lot kujtohen,
Zëri që nuk dëgjohet me kohë,
Koha e bën shpesh të dëgjohet.

Dhe rrugët me lule prapë do të mbulohen,
Dhe këpucë do të ecin mbi to,
Uroj bosh të mos shikohen,
Nga shpatullat që mbyten në zë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT