BallinaVitrina e libritLaureta Malaj-Rima që krijoi fluturën!

Laureta Malaj-Rima që krijoi fluturën!

Pa u ndalur rrugës time
hapat lehtë unë seç i hodha.
Fjalët vinin si furtunë
edhe mendja s’thosh u lodha.

Nëpër zhurmë të mendimeve
gjeta vargun pa u ndjerë.
Edhe hapa zemrën time
ku dhe shpirti bëhej erë.

Ra një rimë në baçen time
Dhe një flutur e krijoi.
Seç e çeli zemrën time
buzëqeshje veç dhuroi.

Gjithçka erdhi pa kuptuar
si një dritë që të ndriçon.
Sa dhe vargu ngeli flutur,
një frymëmarrje që jeton.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT