BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Tani që do jesh vetëm

Adelina Dardha Haskaj-Tani që do jesh vetëm

Do marrësh mëngjeset e tua
të ngadalta,
freskinë e gjumit do e hedhësh
mbi hutimin e filxhanit të kafesë,
pa lodhjen e fundit të ditës
do marrësh kohën tënde
për të vënë veten përballë vetes.

U rri larg dremisjeve të ëndrrave,
pasqyrave që të përmbysin
nga brenda, telefonave që nuk
kanë sinjale në ishujt e akullnajave,
dhe pritjet e Ajkunës i bën
fije terri për qëndismat e të gjitha
luftërave që bëre me veten,

pa më treguar për fitoret dhe dashuritë
e ardhura pa bujë
në atë qorrsokakun tënd

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT