BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-NUK JEMI NJËSOJ

Kristina Ndoci Tina-NUK JEMI NJËSOJ

Në këtë botë nuk jemi njësoj,
por secili ka një udhë të veten,
si çdokush s’kam pse të veproj,
as të ma ndryshojë kush jetën.

Secili mundet që të shohë vetë,
dhe ëndrrat ndryshe i ndërton,
mos ia caktoni tjetrit një jetë,
sepse gjithkush vetë e formon.

Kur dikush gabon, mos e gjyko,
as mos ia shto plagës trishtimin,
një fjalë të mirë më mirë dhuro,
se sa t’ia rëndosh edhe mundimin.

Mos ndiq i verbër turmën përreth,
para se të flasësh mendo me parë
jep vetë shembullin tënd në jetë,
me zemër t’pastër e fjalë të mbarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT