Udhë e fshatit tim të gjorë,
dikurë pellgjesh…llomotitur,
sot rub-heshtjen vën kurorë,
ndrysh kujtimesh…sy-pulitur…
Gjumë i thellë…ç’e ka zënë,
koha myshkut bërë tërkuzë,
pritja pragjesh…veton vënë,
ferrat tharë…plagë në buzë…
Tej-diku…një klithmë qaset,
zhurmë…potere…si atëherë,
ballë mëhallës nis pëplaset,
gisht-trokitur…malli në derë…
Udhë e fshatit tim të gjorë,
krye-lartë…fort…qe qëmoti,
sot rub-heshtjen vën kororë,
si mallkim i dhënë prej Zoti…
