BallinaVitrina e libritArif Ejupi-NË VETMINË TIME

Arif Ejupi-NË VETMINË TIME

Qëndroj në vetminë time,
kur shoh se bjeshka
s’shembet me grusht,
e as deti nuk përshkohet me not.

As hëna e yjet
s’kapen me dorë.
As lehjet e zagarëve
s’ndalen me fjalë.

Maratonë e pafund
e shpifësve, karrieristëve,
hajdutëve dhe faqezinjve…
Vallë, a do të ketë
ndonjëherë fund?!.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT