Monday, November 17, 2025
BallinaVitrina e libritArjola Zadrima- Magdalena

Arjola Zadrima- Magdalena

S’jam grue sot,
më shihni bluzën , format e saj,
nën të kam gjoksin,
çoj peshë stuhi,
thyej mendjet e verbueme.
Fshij jargët
ky gjoksi i shejt mëkon jetë,
a mundesh me ju gjunjëzue?
Para këtyne syve që dijnë me të dëftue botën
je i vogël,
i pambrojtun,
une s’përdor duert, shikimin
ai të përbuz,
të don,
të rrok,
të njesh edhe me tokën.
Krej forca jote asht njai çast që m’ke zgju bishën,
druje, jam përbindshi që s’njeh.
Ti krijesë e ashpër, i pabesë,
je njaq i vogël sa pikërisht aty ku lindesh,
zhytesh
zhgrryhesh
shtyhesh
zgjahesh
aty qan, kullon
pikon e zvoglohesh.
Të sundoj, edhe kur para syve të mi
zhburrnohesh,
njisoj sikur atë ditë qe u linde i paburrë.
Une s’jam grue sot,
por prej asaj dite ku nën kambë çilen lulëkuqe,
kjeshë grue edhe pse virgjën,
sot jam Magdalena!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Jorge Luis Borges 

Poem by Leonard Cohen

Poem by Gioconda Belli:

Poem by Armenida Qyqja