Ndiej se pak nga pak, po e humb veten
Në katrahurën e katapultuar nga shterpësia mendore, babëzia…
Kundër njeri-tjetrit na kanë vënë djajt,
Tetëdhjetë vite me kupat plot, dhe prapë të pangopur!
Si dilet që këtej dashuri?
Si dilet pa e humbur veten, shpirtin,
Pa urryer ata që duan vetëm të të shtrydhin,
Hierarkine e anti-ligjit kumbar
Që zbuar larg vatrës më mban?
Im atë nuk do të varroset në dhe të huaj,
Amanet prej kohësh ma ka lënë,
Unë s’dua të pres vdekjen
Në dheun tim për ty kthyer…
Nuk ka rrugë të mesme e as mes të artë:
Kuçedra pushtet duhet të bjerë!
E di, qartë më lexohen mendimet
Mbi ballin e hapur, letër e bardhë,
Dhe kur gjuhës mundohem ti vë fre,
Të mos shaj, të mos mallkoj
Kazanin që shpifësi gëlon gjer në derdhje…
M’u dallgëzua prapë balli,
Ngjyrë të turbullt morën sytë
Që ti do aq shumë…
